Pyetjet e Shpeshta

Gjithçka që ju duhet të dini për shërbimet tona të sigurisë.

01. A mund të shoh pamjet e kamerave nga jashtë vendit?

Po, absolutisht. Të gjitha sistemet tona CCTV janë të lidhura me Cloud. Përmes aplikacionit në telefonin tuaj, ju mund të monitoroni pronën tuaj në kohë reale nga çdo vend i botës që ka qasje në internet. Ky shërbim është falas dhe i enkriptuar për sigurinë tuaj.

02. Sa kushton një sistem i plotë i kamerave për një shtëpi?

Çmimi varet nga numri i kamerave, rezolucioni (2MP, 4MP apo 4K) dhe sasia e memorisë për regjistrim. Ne ofrojmë konsulta falas ku vijmë në lokacionin tuaj dhe ju japim një ofertë të detajuar që i përshtatet buxhetit dhe nevojave tuaja specifike.

03. A duhet të shpohen muret për të instaluar alarmin?

Nëse zgjidhni sistemet tona Wireless (si brendi Ajax), nuk ka nevojë për asnjë shpim apo kabllim të dukshëm. Senzorët vendosen me mbajtëse magnetike ose vida minimale. Kjo i bën ato ideale për shtëpitë e sapo renovuara apo apartamentet.

04. Çka ndodh nëse bie rryma?

Sistemet tona janë të pajisura me bateri rezervë (UPS). Në rast të ndaljes së rrymës, alarmi dhe kamerat vazhdojnë të punojnë deri në 8-12 orë (varësisht nga konfigurimi). Ju do të njoftoheni në telefon menjëherë sapo sistemi të kalojë në bateri.

05. A ofroni mirëmbajtje pas instalimit?

Po, ElektroNova ofron kontrata të rregullta mirëmbajtjeje për bizneset dhe asistencë sipas kërkesës për klientët privatë. Ne kujdesemi që lentet e kamerave të jenë të pastra, Hard Disku të jetë në gjendje të mirë dhe sistemi i alarmit të testohet periodikisht.

06. A mbuloni qytetin tim me shërbime?

Ne mbulojmë tërë territorin e Kosovës. Megjithëse seli jonë është në Pejë, ekipet tona teknike lëvizin çdo ditë në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe në të gjitha komunat e tjera.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Ekipi ynë është i gatshëm t'ju ndihmojë me çdo paqartësi tjetër.

ThirrWhatsApp